Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Llapashticë të Podujevës mbrëmjen e sotme, kur një burrë u vra me armë zjarri brenda një veture.
Viktima është identifikuar si Bashkim Spahiu, banor i fshatit Gllamnik, ndërsa i dyshuari për këtë vrasje është Arbër Havolli.
Bashkim Spahiu kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit në Llapashticë. Burimet tregojnë se Havolli ka shkrepur 10 plumba në drejtim të Spahiut, duke e lënë të vdekur brenda një veture të tipit Opel.
Gazeta ka siguruar pamje video, në të cilat Arbër Havolli shihet duke qëlluar me armë në një ambient të hapur.
Në pamje të tjera, ai shfaqet në një ambiente publik me armë në brez.









