Ky është personi që dyshohet se e vrau një burrë në Podujevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Llapashticë të Podujevës, ku një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, policia ka pranuar informacionin për të shtëna dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 19:30 jemi informuar për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë hasur në një burrë pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.

Burime të Insajderit bëjnë me dije që i dyshuari për vrasje është Arbër Havolli.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit