Publikohen pamje nga ngjarja në Durrës, ku një turiste italiane pretendon se është abuzuar seksualisht nga një 26-vjeçar shqiptar.
Sipas raportimeve në media, fillimisht mësohet se ai ka tentuar t’i shesë lëndë narkotike, por ajo ka refuzuar, ndërsa më pas ka abuzuar seksualisht me dhunë.
Sipas pamjeve të publikuara, fillimisht ata janë ulur në një stol, teksa më pas është afruar 26-vjeçari, i cili ka tentuar t’i shesë drogë.
E reja e ka refuzuar, por ka pranuar ftesën e Leonard Prezës për t’u zhvendosur drejt shezlongëve pranë bregdetit, ku dyshohet se ka ndodhur abuzimi.
Preza, baba i tre fëmijëve, nuk është emër i panjohur për policinë e Durrësit, pasi më herët është akuzuar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Vetë ai pretendon se e reja ka shkuar me dëshirë.









