Shkodrane Dardhishta, vajza 16-vjeçare që u bë ushtare e UÇK-së dhe simbol i guximit shqiptar

Shkodrane Dardhishta në moshën vetëm 16-vjeçare veshi uniformën e UÇK-së dhe u rreshtua krah për krah me luftëtarët e lirisë.

Në fjalët e nënës së saj, përcjellja e vajzës për në front ishte e barabartë me përcjelljen për një dasmë – një dhimbje dhe krenari e pashoqe që vetëm nënat shqiptare e kanë përjetuar.

Shkodranja u bë shembull i gjallë i guximit dhe vendosmërisë së rinisë shqiptare. Në vitin 1999 ajo mori pjesë në betejën e lavdishme të Koshares, ku u dëshmua se mosha nuk ishte pengesë për të sakrifikuar për lirinë. Vetëm dy vite më vonë, si 18-vjeçare, ajo u rreshtua në radhët e UÇPMB-së në vitin 2000 dhe vijoi kontributin e saj në vitin 2001 në kuadër të UÇK-së në Maqedoni.

Shkodrane Dardhishta mbetet simbol i vajzës shqiptare që, pavarësisht moshës së re, guxoi të sfidonte pushtuesin dhe të mbrojë lirinë e kombit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit