Sot kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës “Shotë Galica” në Vushtrri. Kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se ky projekt është pjesë e përkushtimit të institucioneve lokale për të realizuar kërkesat e qytetarëve.
“Punimet e nisura sot për zgjerimin e rrugës ‘Shotë Galica’ janë dëshmi e përkushtimit tonë për të bërë realitet çdo kërkesë të qytetarëve tanë,” ka theksuar Idrizi, duke shtuar se shumë shpejt rruga do të marrë pamje të re.










