Ky është mësuesi që ushtroi dhunë ndaj nxënësve në shkollën “Avni Rrustemi”, ndalohet për 48 orë

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur së fundmi në shkollën fillore “Avni Rrustemi”, në fshatin Zallq të komunës së Istogut.

Një mësues dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve në këtë shkollë.

Mësuesi dyshohet të jetë Driton Boletini, i cili për veprën është ndaluar për 48 orë.

Ky ndalim vjen pasi prokuroria kishte nisur hetimet rreth një video të publikuar në rrjete sociale ku një mësimdhënës kishte rrahur nxënësin në shkollën “Avni Rrustemi”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, një mësimdhënës në Istog është ndaluar për 48 orë për dhunën e ushtruar ndaj nxënësit për veprën penale “sulm ndaj viktimes se ndjeshme”, tha zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit