Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Samir Bruqi – Familjari: Ishte shembull i burrërisë e i besës

Është ndarë nga jeta zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Samir Bruqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook.

“Samiri nuk ishte vetëm tezaku im, por një mik i vërtetë, një vëlla në çdo kuptim të fjalës. Ai la gjurmë jo vetëm në familje, por edhe në vendin tonë. Si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mbajti pushkën për lirinë që gëzojmë sot. Me zemër trim dhe shpirt të pastër, ai nuk u dorëzua para asnjë sfide, sepse dashuria për atdheun ishte mbi gjithçka”, shkruan një familjar.

Postimi i plotë:

Samir Bruqi – Emër nderi, mik besnik

Samiri nuk ishte vetëm tezaku im, por një mik i vërtetë, një vëlla në çdo kuptim të fjalës. Ai la gjurmë jo vetëm në familje, por edhe në vendin tonë. Si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai mbajti pushkën për lirinë që gëzojmë sot. Me zemër trim dhe shpirt të pastër, ai nuk u dorëzua para asnjë sfide, sepse dashuria për atdheun ishte mbi gjithçka.

Pas luftës, Samiri nuk u ndal asnjëherë. Ai vazhdoi rrugën e nderit duke shërbyer në institucionet e Kosovës, me përkushtim, me ndershmëri dhe me respekt për secilin qytetar. Ishte shembull i burrërisë, i besës dhe i mirësisë.

Unë krenohem që e pata pranë, që e pata mik të zemrës. Kujtimi për të do të mbetet i gjallë gjithmonë, sepse njerëz si Samir Bruqi nuk harrohen kurrë.

Zoti të shperblefte me Xhehenet tezaki imë…!!!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit