Deliu: Kurti nuk i beson arsimit publik, nuk pati guximin t’i përgjigjej pyetjes – pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë?

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç tha ajo, mungesë guximi për t’iu përgjigjur pyetjes se pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë.

Sipas Deliut, ky është realiteti i një pushteti që flet për arsim publik, por nuk i beson atij as për fëmijët e vet.

“Albin Kurti nuk pati guximin t’i përgjigjej pyetjes së thjeshtë: pse vajza e tij nuk shkollohet në Kosovë? Në vend se të japë përgjigje, Kurti si gjithmonë u mor me sulme ndaj mediave. Kjo tregon jo vetëm mungesë përgjegjësie, por edhe frikë nga e vërteta”, ka shkruar Deliu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit