Rrahje mes nxënësve në Prishtinë – dy 13-vjeçarë përfundojnë në spital, njëri nga të dyshuarit në mbajtje

Një incident i rëndë është shënuar sot paradite në ambientet e një shkolle fillore në Prishtinë, ku disa nxënës janë përfshirë në një rrahje.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën fillore “Hilmi Rakovica”, ku dy nxënës të dyshuar, E.H dhe K.H , kanë sulmuar fizikisht bashkëmoshatarët e tyre, L.B dhe R.S.

Të miturit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor pas incidentit.

Policia ka marrë në pyetje të dyshuarit. E.H është intervistuar në prani të prindit, ndërsa K.H në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti penal për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa i dyshuari K.H është dërguar në mbajtje për 24 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit