spot_img
spot_img
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

Në protestën e serbëve që po vazhdon ende në kufirin në Bërnjak shihen persona të maskuar

Autoritetet kosovare e kanë mbyllur për qarkullim pikëkalimin me Serbinë në Bërnjak pas bllokimit të rrugëve në pjesën serbe në tri pikëkalimet kufitare mes dy vendeve.

Në protestën e serbëve që po vazhdon ende në kufirin në Bërnjak nga ana e serbëve janë parë persona të maskuar.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se grupe ekstremiste serbe të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka deklaruar se pika kufitare në Bërnjak do të mbetet e mbyllur deri në largimin e personave të maskuar dhe rikthimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

Kjo Ministri u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës dënon fuqishëm veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë. Kjo situatë është duke u mbikëqyrur nga vetura të policisë serbe, e cila nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij veprimi të padrejtë. Një sjellje e tillë, e cila nuk mund të tolerohet, rikujton periudha të errëta të historisë dhe përbën një akti veprimi të papranueshëm, diskriminimi dhe fashizmi”, thuhet në reagimin e MPJD’së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit