E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 40-vjeçares që humbi jetën pas aksidentit në Gjonaj të Prizrenit

Gazeta raportoi dje për një aksident trafiku me pasoja fatale në fshatin Gjonaj, ku humbi jetën Merita Hodaj, rreth 40-vjeçare.

Sinjali mësoi ekskluzivisht se personi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është Emanuel Kolgjeraj, rreth 28-vjeçar, i cili po drejtonte një veturë BMW.

Sipas hetimeve të para, viktima kishte filluar të kalonte rrugën kur një veturë tjetër ndaloi për t’i dhënë përparësi.

Në atë moment, ajo u godit nga BMW-ja që drejtonte Kolgjeraj, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale.

Lamtumira e fundit për 40-vjeçaren do të mbahet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Kabashi i Hasit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit