Kadri Kryeziu: Qëndrimet e Enver Hasanit janë tradhti

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të profesorit Enver Hasani, duke e cilësuar atë si “delikuent shkencor” dhe që, sipas tij, “është në mision për ta sabotuar Republikën e Kosovës”.

Kryeziu ka theksuar se neni 67 i Kushtetutës së Kosovës përcakton qartë se Kuvendi zgjedh kryetarin dhe pesë nënkryetarë, të cilët përbëjnë Kryesinë që menaxhon funksionimin administrativ të Kuvendit. Por, sipas tij, Kushtetuta nuk thotë se të gjithë duhet të zgjidhen menjëherë, as se Kuvendi është jofunksional nëse nuk zgjidhet njëri prej nënkryetarëve.

“Ideja se Kuvendi nuk mund të funksionalizohet pa nënkryetarin serb është shpikje e Hasanit dhe një përpjekje për bllokadë. Edhe nëse minoritetet bojkotojnë procesin politik, Kuvendi ekziston, funksionon dhe nxjerr ligje”, theksoi ai.

Ai kujtoi se minoritetet kanë vende të garantuara në Kuvend përfaqësues, por kjo nuk nënkupton se kanë veto mbi funksionimin e institucioneve:

“Minoritetet janë të barabarta para ligjit, por nuk janë titullarë të këtij shteti. Shteti është i shqiptarëve, populli shqiptar është pronari dhe shtylla konstituive e Republikës”.

Duke e quajtur Hasanin “mendje djallëzore” dhe “recidivist delikuent”, Kryeziu paralajmëroi Gjykatën Kushtetuese që të mos lejojë të vihet nën presion nga interpretimet e tij.

Gjykata duhet të ketë parasysh se një ditë do të japë llogari para historisë dhe popullit. Dhe ky popull nuk fal nëse i bëhet padrejtësi”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit