Përplasjen që nuk e pamë, burri i Albulenës me tone qortuese edhe ndaj kryetarit të KQZ-së: Ti e ul kokën kur folët për Listën Serbe

Arroganca e anëtarit të VV-së në KQZ, Albin Krasniqit, nuk ka të ndalur. ajo është shfaqur edhe në mbledhjen e djeshme të KQZ-së.

Nuk janë të rralla rastet kur bashkëshorti i Albulena Haxhiut, ish-ministres së Drejtësisë, përpiqet të diktoi anëtarët tjerë të KQZ-së se çfarë qëndrimesh duhet të mbajnë për çështje të ndryshme. Pothuajse në të gjitha mbledhjet e fundit ai ka shprehur arrogancë duke kritikuar kolegët e tij, shoqërinë civile, gjyqtarët, mediat dhe ambasadorët e vendeve perëndimore.

Madje, në mbledhjen e fundit, e cila është mbajtur dje, Krasniqi ka tentuar t’i imponoi agjendën edhe kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Ai nuk i ka kursye kritikat as ndaj shefit të institucionit që organizon zgjedhjet në Republikën e Kosovës.

Derisa i pari i KQZ-së ia tërhoqi vërejtën për sulmet e pabaza ndaj gjyqtarëve, burri i Albulena Haxhiut i drejtuar me tone të ashpra edhe kreut të KQZ-së.

Krasniqi i ka thënë Radoniqit se e ulë kokën sa herë që në këtë institucion flitet për Listën Serbe.

“I nderuar kryetar, nëse ki guxim, i fol këto fjalë të rënda dhe e ndërprenë kur folët për Listën Serbe, por e ulë kryet të poshtë dhe nuk bëzan. E mu shkon e me pengon”, ka thënë Krasniqi.

Vërejtja e kryeartit të KQZ-së erdhi pasi Krasniqi u lëshua gjuhë vulgare e denigruese specifikisht ndaj gjyqtarit të Gjykatë Supreme, Zenel Leku, duke i përqeshur deri edhe mbiemrin, përtej çdo etike institucionale.

“Po e bëj publikisht të ditur faktin që unë kam dërguar email zyrtar të ai personi që e ka emrin gati si Zllatan Eleku qashtu po qashtu dulë edhe me mënyrën si e ka drejtu këtë proces – Zenel Leku a kush është ky kryesuesi.”, ka thënë Krasniqi.

Anëtarit të VV-së në KQZ gjatë kësaj mbledhje i doli punë edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Sipas tij, ata për interesa të ngushta po e përkrahin Listën Serbe.

“Në komunat ku Lista Serbe pretendon të garojë, aty nuk do të ketë demokraci. E dinë prej ambasadorit e përfaqësuesit të BE-së, e gjithë këta të tjerët që janë të QUINT-it, e dinë shumë mirë sepse vetë e kanë deklaruar me radhë. Por, edhe ata fatkeqësisht janë duke u vënë në mbrojtje të organizatave kriminale në vend për hesape të tyre të ngushta apo edhe të karrierës së tyre politike”, është shprehur Krasniqi.

Me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit, ka thënë ai, kanë dështuar institucionet e drejtësisë.

“Për mua Lista Serbe vazhdon të jetë një organizatë kriminale, me baza dhe përmasa të një organizimi terrorist dhe unë nuk mund ta pranoj si pjesë të sferës politike”, ka deklaruar Krasniqi.

Këto tensione janë shfaqur në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, kur po njoftohej për zyrtarizimin e vendimit të PZAP-it për certifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 tetorit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit