Banorët e fshatit Maxhunaj kanë ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si është lënë përgjysmë projekti i kanalizimit. Sipas tyre, punimet janë ndalur pa arsye të qartë, duke e lënë gjendjen në terren edhe më të rëndë se më parë.
Në vend të kanalizimit funksional, fshatarët po përballen me baltë dhe gropa, të cilat ua vështirësojnë jetën e përditshme.
“Komunarët na kanë lënë në baltë, kanalizimi u hap e nuk u kry. Kështu nuk po mundemi as me qarkullu si duhet,” shprehen banorët e pakënaqur.
Ata kërkojnë nga Komuna që të mos merret me arsyetime, por të përfundojë projektin deri në fund, duke theksuar se kanalizimi nuk është luks, por nevojë jetike për çdo ditë.









