Grushte e shkopinj bejsbolli, publikohen pamje nga sherri i dhunshëm mes dy grupeve në Korçë

Është publikuar një foto nga sherri i dhunshëm mes dy grupeve të rinjsh në një lokal në Korçë, i cili përfundoi me disa të plagosur dhe me të paktën 9 persona të arrestuar nga policia.

Siç shikohet nga pamjet, dy grupe personash janë konfliktuar me njëri-tjetrin me grushte. Përpos grushteve, ata kanë përdorur edhe karriget që gjendeshin në lokal, por edhe shkopa bejsbolli.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe është shoqëruar me skena të dhunshme që kanë alarmuar klientët dhe stafin e lokalit.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Korçës, konflikti ka nisur fillimisht me një debat verbal mes dy grupeve, i cili më pas ka degjeneruar në përleshje fizike.

Janë sekuestruar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi ngjarja.

Deri në këtë moment janë arrestuar nëntë persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e të tjerëve që mund të kenë marrë pjesë në sherrin masiv. Dyshohet se edhe disa nga të plagosurit ndodhen mes të arrestuarve.

Paraprakisht, mendohet se shkaku i përplasjes kanë qenë motive banale, ndërsa një pjesë e të përfshirëve kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit