Sot i jepet lamtumira 7-vjeçares që vdiq dje në aksidentin tragjik në Zabel të Ulët

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pasditen e së dielës në rrugën Komoran–Gllogoc, saktësisht në fshatin Zabel i Ulët, ku një veturë Audi e zezë ka dalë nga rruga duke shkaktuar pasoja tragjike.

Automjeti ishte i drejtuar nga Marigona Limani, 30-vjeçare nga fshati Cerovik i Klinës, e cila ka mbetur e lënduar. Përveç saj, disa pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa vajza e mitur 7-vjeçare humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Sipas njoftimit mortor tashmë e ndjera do të varroset sot në varrezat e fshatit Caravik, në orën 18:00.

“Njoftim mortor:

Ka ndërruar jetë Tuana Limanaj (09.05.2018 – 31.08.2025), pas një aksidenti që ndodhi dje në Drenas.

Varrimi i të ndjerës bëhet sot (e hënë, 01.09.2025), në varrezat e fshatit Caravik, në orën 18:00.

Të pikëlluar,
Familja Limanaj”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit