Profesor Dr. Avni Islami ka njoftuar sot se do të garojë për Asamblenë Komunale të Podujevës në zgjedhjet e 12 tetorit, si pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Ai është renditur me numrin 18 në listën e kësaj partie, duke e konsideruar këtë si një shenjë të besimit dhe vlerësimit nga LVV.
“Kandidimi im nuk është thjesht një garë politike, por një përkushtim i vërtetë për t’i shërbyer Podujevës sonë – për një arsim më cilësor, një rini me më shumë mundësi, një qytet me më shumë zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë”, ka deklaruar Islami.
Ai ka ftuar qytetarët e Podujevës që më 12 tetor t’i japin mbështetje me votën e tyre, duke theksuar se vetëm së bashku mund të ndërtohet një Podujevë më e zhvilluar, më e drejtë dhe më afër qytetarëve.
Postimi i plotë:
Të dashur familjarë, miq dhe qytetarë të Podujevës,
Me shumë kënaqësi dhe nder të veçantë dua të ndaj me ju një lajm të rëndësishëm për angazhimin tim qytetar dhe politik. Kam pranuar me vullnet të plotë dhe përgjegjësi ofertën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të qenë pjesë e listës së saj për Asamblenë Komunale të Podujevës, ku do të garoj me numrin 18.
Ky bashkëpunim me LVV-në është për mua një shenjë e besimit dhe vlerësimit të sinqertë, të cilin e kam pranuar me krenari, sepse besoj fuqishëm në vizionin dhe programin e kësaj Lëvizjeje që vendos qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe zhvillimit.
Kandidimi im nuk është thjesht një garë politike, por një përkushtim i vërtetë për t’i shërbyer Podujevës sonë – për një arsim më cilësor, një rini me më shumë mundësi, një qytet me më shumë zhvillim, drejtësi dhe mirëqenie për të gjithë.
Prandaj, më 12 tetor, ju ftoj me zemër që të më mbështesni me votën tuaj duke zgjedhur:
![]()
Së bashku me ju dhe me LVV-në, jam i bindur se do të ndërtojmë një Podujevë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të afërt me qytetarët.
Vota juaj është besimi që na fuqizon dhe forca që na bashkon!
Me respekt,
Prof. Dr. Avni Islami









