LDK në Vushtrri publikon pamjet: Asfalti i PDK-së që nuk zgjati as një ditë!

Lidhja Demokratike e Kosovës në Vushtrri ka reaguar pas inaugurimit të rrugës për 3 Dumnicat nga kryetari i Komunës, Ferit Idrizi. Vetëm një ditë pas prerjes së shiritit, qytetarët kanë dërguar pamje ku shihet bari që ka filluar të dalë në mes të asfaltit.

“Ky është realiteti i punëve shkel e shko të kryetarit Idrizi – asfalt që nuk e mban as një ditë, cilësi zero dhe para publike të hedhura vetëm për fushatë. Në vend të infrastrukturës kemi korrupsion, pasurim të kompanisë dhe stafit të kryetarit”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Sipas këtij subjekti politik, inaugurimet e tilla janë shndërruar në shfaqje elektorale, ku shiritat priten edhe për punë të pa përfunduara ose të kryera keq.

Postimi:

Reagim

Dje Ferit Idrizi, Kryetar i Vushtrrisë, preu shiritin e rrugës për 3 Dumnicat.

Sot, qytetarët na dërguan video ku shihet bari që po del në asfalt!Kjo është fytyra e punëve shkel e shko: asfalt që nuk e mban as një ditë, cilësi zero, para publike të hedhura veç për fushatë.

Në vend të infrastrukturës, kemi korrupsion, pasurim të kompanisë dhe stafit të Kryetarit Idrizi.

E tash, duket që shiritat po i prejnë edhe për punë të pa kryme ose për punë të kryme keq!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit