spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Trupi i pengut Idan Shtivi identifikohet në Gaza, Izraeli konfirmon vdekjen e tij

Izraeli ka identifikuar trupin e pengut Idan Shtivi, i cili u gjet këtë javë në një operacion ushtarak në Rripin e Gazës, njoftoi të shtunën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Zyra e Netanyahut kishte bërë me dije të premten se ishte gjetur trupi i Ilan Weiss së bashku me mbetjet e një pengu tjetër, identiteti i të cilit tani është konfirmuar si ai i Shtivi, por që nuk ishte bërë publik në atë kohë.

Me gjetjen e trupave të Weiss dhe Shtivi, Izraeli thotë se 48 pengje mbeten ende në Gaza, nga të cilët vetëm 20 besohet se janë gjallë.

“Idan Shtivi u rrëmbye nga zona e Tel Gama dhe u vra brutalisht nga terroristët e Hamasit pasi veproi për të shpëtuar dhe evakuuar të tjerët nga festivali i muzikës Nova më 7 tetor 2023. Ai ishte 28 vjeç në kohën e vdekjes së tij”, tha ushtria izraelite të shtunën në një deklaratë.

Sipas të dhënave të Izraelit, rreth 1,200 persona u vranë dhe rreth 251 u morën peng kur grupi militant palestinez Hamas sulmoi komunitetet jugore izraelite në tetor 2023.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Gaza thotë se sulmi i mëvonshëm ushtarak i Izraelit ka vrarë mbi 63 mijë palestinezë. Lufta ka zhvendosur pothuajse të gjithë popullsinë e Gazës, ka shkatërruar infrastrukturën dhe ka shkaktuar një krizë humanitare, shkruan Reuters.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit