Kurti: Triumf Riza ishte zyrtar i jashtëzakonshëm policor e djalë fenomenal – e kam njohur personalisht

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vënies së gurthemelit të lapidarit për zyrtarin policor, Triumf Rizën, i cili u vra 18 vjet më parë.

Kurti tha se Triumi ka qenë “zyrtar i jashtëzakonshëm policor”, teksa tha se e ka njohur edhe personalisht,.

“Zyrtar jashtëzakonshëm policor që para 18 viteve pikërisht u vra mizorisht me një breshëri plumbash. Trium Riza para se të jetë polic i guximshëm, ishte njëri i guximshëm. Kur ishte vetëm 19-vjeçar u inkuadra në Policinë e Kosovës…E kam njohur personalisht Triumfin. Ka qenë djalë fenomenal i këtij qyteti…se ka kursyer veten në asnjë rast për drejtësi”, tha Kurti.

Ai tha se Riza e sakrifikoi jetën e tij kundër bandave dhe grupeve kriminale.

“Si dikush që sakrifikoi jetën kundër bandave e grupeve kriminale…është bërë inspirim për secilin zyrtar shteti, e jo veç për Policinë e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ndërkohë, babai i Triumfit, Shefqeti, e falenderoi Kurtin, për siç tha, “kujdesin e jashtëzakonshëm që ka tregu për ngritjen e lapidarit”.

Polici Trium Riza u vra 18 vjet më parë. Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për nxitje në vrasjen e ish-policit, Triumf Riza, që nga maji i vitit të kaluar është në arrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit