spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

I rrëzoi vendimin për tarifat, Trump shpërthen kundër Gjykatës Federale: Katastrofë totale për SHBA 

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Apelit që shpalli të paligjshme shumicën e tarifave tregtare të vendosura gjatë administratës së tij. Në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump e quajti vendimin “të pasaktë”, duke theksuar se të gjitha tarifat mbeten ende në fuqi.

“Nëse këto tarifa do të hiqen ndonjëherë, do të ishte një katastrofë totale për vendin. Do të na bënte të dobët financiarisht dhe ne duhet të jemi të fortë. SHBA-të nuk do të tolerojnë më defiçite të mëdha tregtare dhe tarifa të padrejta e barriera jo-tarifore të vendosura nga vende të tjera, miq apo armiq, që dëmtojnë prodhuesit, fermerët dhe të gjithë të tjerët. Nëse lejohet, ky vendim do t’i shkatërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, ka shkruar Trump.

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka shpallur të paligjshme shumicën e tarifave tregtare të vendosura nga Trump gjatë mandatit të tij. Vendimi, i miratuar me 7 vota pro dhe 4 kundër, vë në pikëpyetje legjitimitetin e përdorimit të tarifave si mjet i politikës ekonomike ndërkombëtare nga ana e presidentit.

Gjykata thekson se, megjithëse ligji i jep presidentit kompetenca për të vepruar në rast emergjencash kombëtare, këto nuk përfshijnë shprehimisht të drejtën për të vendosur tarifa apo taksa doganore.

Vendimi nuk do të hyjë në fuqi para 14 tetorit, duke i dhënë kohë administratës Trump për të bërë ankim në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve, një hap që vetë Trump e ka paralajmëruar tashmë.

Trump i ka përdorur tarifat si mjet për të rinegociuar marrëveshjet tregtare dhe për të ushtruar presion mbi partnerët ndërkombëtarë, por ato shkaktuan pasiguri në tregjet financiare dhe tensione me aleatët ekonomikë të SHBA-ve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit