Kanosi gazetarin Vehbi Kajtazi, arrestohet në veri të Mitrovicës 61 vjeqari

Gazetari Vehbi Kajtazi ka qenë viktimë e një kërcënimi serioz nga një 61-vjeçar, i cili për disa javësh ishte në kërkim policor.

Burimet bëjnë me dije se më 13 gusht, i dyshuari Hysni Menxhiqi, rreth 61-vjeçar, përmes profilit të tij në Facebook, i kishte dërguar mesazh me përmbajtje kanosëse gazetarit Kajtazi.

Pas një pune hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sot (29 gusht), rreth orës 09:20, në rrugën “Kollashniska” në Mitrovicën e Veriut, policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga PTH Prishtinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit