Osmani pret në takim koordinatorin e ri të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Stephen O’Malley

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Koordinatorin e ri të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Stephen O’Malley.

Me këtë rast, Osmani e ka uruar O’Malley për rolin e tij të ri, duke i dëshiruar sukses përgjatë mandatit të tij.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Osmani shprehu mirënjohje për punën e Agjencive të Kombeve të Bashkuara të pranishme në Republikën e Kosovës, të cilat, në bashkëpunim me institucionet vendore, kanë kontribuar në arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Këto objektiva përfshijnë projekte për fuqizimin e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë personat me nevoja të veçanta, barazia gjinore, Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, si dhe fusha të tjera me rëndësi.”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit