Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç do të takohen në Kinë. Lajmi është bërë i ditur nga ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov.
Presidenti rus Putin do të qëndrojë në Kinë nga 31 gushti deri më 3 shtator, ku do të marrë pjesë në ceremonitë në nder të 80-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, si dhe do të realizojë disa takime dypalëshe, përfshirë edhe me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Në Kinë do të jenë edhe liderë të tjerë shtetesh, si Kryeministri indian Narendra Modi, Presidenti iranian Ebrahim Raisi, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev.
Sipas ndihmësit të Presidentit rus, Putin dhe Vuçiç do të bisedojnë edhe për Kosovën e Metohinë si dhe për çështje të tjera aktuale.
Të dy liderët do të shqyrtojnë gjithashtu në detaje bashkëpunimin ruso-serb, me fokus të veçantë në sektorin energjetik, si dhe në fushat e tjera strategjike të interesit të përbashkët.









