Kryeparlamentari Basha: Serbia e ka obligim ndërkombëtar të tregojë sa më parë ku gjenden vendndodhjet e të pagjeturve

Kryeparlamentari Dimal Basha pasi bëri homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, ka thënë se Serbia e ka obligim moral dhe ndërkombëtar që të tregojë vendndodhjen e të pagjeturve dhe vendet ku janë kryer masakrat.

“Një obligim moral, por edhe obligim ndërkombëtar që Serbia sa më parë të tregojë vendndodhjen e të gjithë masakrave dhe vendndodhjeve ku gjenden të pagjeturit që familjet në vendin tonë mezi presin të kuptojnë fatin e tyre”.

Në këto homazhe, Basha shkoi bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit