Supremja hedh poshtë ankesën e anëtarëve të VV-së në KQZ kundër certifikimit të Listës Serbe

Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar si të palejuar ankesën e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me pjesëmarrjen e subjektit politik Lista Serbe në zgjedhjet për Kuvendet Komunale të 12 tetorit 2025.

Hedhet poshtë si e palejuar ankesa e parashtruar nga Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, me vendbanim në Prishtinë, të dy anëtar të KQZ-së, e paraqitur kundër vendimit të PZAP A.nr.3/2025, të datës 23.08.2025.”, thuhet në vendim.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se, më 23 gusht 2025, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte aprovuar ankesën e Listës Serbe dhe kishte konstatuar se kjo parti kishte plotësuar të gjitha kushtet ligjore për pjesëmarrje në zgjedhje.

KQZ, bazuar në këtë vendim, kishte certifikuar pjesëmarrjen e Listës Serbe më 21 gusht 2025.

Gjykata Supreme vendosi të mos e shqyrtojë më tej këtë çështje, duke hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Kurteshi dhe Krasniqi si të palejuar.

Zgjedhjet për Kuvendet Komunale dhe Asambletë Komunale në Kosovë pritet të mbahen më 12 tetor 2025.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit