Matoshi: VV nuk e pati problem zgjedhjen e Simiqit nënkryetar edhe kur në krye të Listës Serbe ishte Radojçiq

Analisti politik, Halil Matoshi, ka kujtuar se në vitin 2021 Sllavko Simiq ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, me votat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, në atë kohë kjo nuk ishte parë si problem nga VV-ja, pavarësisht se nënkryetar i Listës Serbe ka qenë Milan Radojçiq.

“Nën drejtimin e deputetit me të vjetër, z. Avni Dehari, është zgjedhur nënkryetar në paketë me nënkryetarin e grupit tjetër të pakicave, Sllavko Simiq, me 93 vota dhe Dehari nuk ka kundërshtuar. Në partinë Lista Serbe nënkryetar zyrtar ka qenë Milan Radojçiq dhe kurrë nuk e keni bërë problem atë punë. Sot po e bëni problem sepse i keni hyp Kushtetutës me dy këmbët, po e shkarravitni dhe po u thoni qytetarëve se kjo Kushtetutë nuk vlen, sepse u ka dhënë shumë të drejta serbëve”, tha Matoshi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit