Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bënë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur.
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, familjarë të personave të zhdukur dhe qytetarë, duke nderuar kujtimin e viktimave dhe duke treguar solidaritet me familjet e tyre.

Me 73 vota pro, Basha u zgjodh gjatë kësaj jave kryeparlamentar me votat e partisë të PDK-së e AAK-së.










