spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

E shkolluar në Harvard: kush është Xi Mingze, vajza misterioze e Xi Jinping dhe pse u shfaq në banketin për Lukashenkon?

Ajo ka kaluar pothuajse gjithë jetën larg dritës së reflektorëve. Në publik është parë vetëm në pak raste zyrtare dhe profili i saj është ruajtur me shumë kujdes. Xi Mingze nuk është një 33-vjeçare e zakonshme; ajo është vajza e Xi Jinping, presidentit të Kinës dhe një prej njerëzve më të fuqishëm në botë.

Së fundmi, megjithatë, e reja ka bërë një paraqitje të rrallë që ka rikthyer vëmendjen ndaj profilit të saj misterioz. Në korrik, kamerat e fiksuan në një banket të zhvilluar në Pekin, në Zhongnanhai, qendra e pushtetit të Partisë Komuniste Kineze.

Ngjarja ndodhi gjatë vizitës së presidentit bjellorus Aleksandr Lukashenko, i cili po qëndronte për të pesëmbëdhjetën herë në Kinë për një vizitë shtetërore. Xi Jinping kishte përgatitur një pritje të posaçme për mikun e tij dhe, krejt papritur, në të mori pjesë edhe vajza e tij. Prania e saj u interpretua nga disa si një sinjal i tërthortë ndaj Shteteve të Bashkuara, ndërsa të tjerë e lexuan si një gabim protokollar.

E shkolluar në Harvard: kush është Xi Mingze, vajza misterioze e

Burimi i lajmit ishte agjencia zyrtare e Bjellorusisë, BelTA, e cila publikoi foto të takimit dhe një deklaratë domethënëse: “Xi, duke përshëndetur Lukashenko, i tha ‘Mik i dashur, marrëdhënia jonë është e veçantë. Për këtë arsye sot darkojmë në familje dhe për herë të parë vajza ime merr pjesë në një darkë me një lider të huaj’.” Deklarata, sipas mediave, i ishte atribuuar zëvendëskryeministrit të Minskut, Nikolai Snopkov. Fotot ku Xi Mingze shfaqej qartësisht u hoqën më pas nga faqja e agjencisë, e cila theksoi gjithashtu se në darkë mori pjesë edhe gruaja e presidentit kinez, Peng Liyuan.

Mediat kineze zyrtare heshtën. Pikëpyetja mbetet pse Xi Mingze u shfaq për të pritur Lukashenkon. Një pjesë e analistëve mendojnë se prania e saj ishte një mënyrë për Pekinin që t’i përcillte një mesazh indirekt Uashingtonit.

Në të kaluarën është raportuar se Xi Mingze kishte në plan të rikthehej në Harvard, ku në vitin 2014 përfundoi studimet për filozofi, për të vazhduar më tej formimin akademik. Ky rikthim do të shërbente edhe si kanal i heshtur komunikimi mes elitave akademike amerikane dhe atyre kineze. Por vendimi i Donald Trump për të ndaluar për gjashtë muaj hyrjen e studentëve të rinj të huaj, përfshirë ata të Harvardit, e pengoi këtë mundësi. Për pasojë, fakti që Kina bëri të ditur publikisht praninë e Xi Mingze mund të shihet si sinjal ndaj SHBA-së: vajza e Xi nuk ka ndërmend të kthehet në Harvard, pavarësisht politikave amerikane.

Për jetën e saj dimë shumë pak. Xi Mingze ka lindur më 25 qershor 1992 në qytetin Fuzhou të provincës Fujian. Nuk ka vëllezër apo motra. Disa burime pohojnë se ka studiuar për gjuhë dhe letërsi franceze në Kinë, para se të regjistrohej në Harvard nën një emër të rremë për të mbrojtur identitetin.

Ajo mban një profil publik shumë të ulët. Nuk jep intervista, nuk përdor rrjetet sociale dhe jetën e saj e kontrollojnë me kujdes autoritetet kineze. Përveç banketit të fundit, paraqitjet e saj publike kanë qenë të pakta: në vitin 2008 punoi si vullnetare për një javë pas tërmetit në Sichuan, ndërsa në vitin 2013 u shfaq pranë prindërve gjatë festimeve të Vitit të Ri Kinez në fshatin Liangjiahe. Sot, mes tensioneve akademike mes SHBA-së dhe Kinës, emri i saj është rikthyer në qendër të vëmendjes. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit