Ndërron jetë punëtorja e RTK-së, Sylvie Bajrami

Ka ndërruar jetë punëtorja shumëvjeçare e Radio Televizionit të Kosovës, Sylvie Bajrami.

Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët. Ata njoftuan se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më 29 gusht, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 15:00.

“Nana sot iu bashkua babit, dashurisë së saj të përjetshme dhe motivit për jetë! Na la me mall e kujtime të ëmbla! Do të na mungojë përherë, por do ta kujtojmë për elegancën, dashurinë dhe mirësinë që e kishte,” thuhet në njoftim.

E lindur në Paris, ajo e gjeti dashurinë dhe jetën e saj në Prishtinë, ku erdhi në vitin 1973 pas martesës me Fatmir Bajramin, me të cilin ndau çdo hap deri në momentet e fundit.

Sylvie iu bashkua Radio Televizionit të Kosovës që nga themelimi në vitin 1999 dhe shërbeu me përkushtim si asistente e Drejtorëve të Përgjithshëm deri në pensionimin e saj në vitin 2018.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit