KFOR-i reagon për rastin e pilotit kroat dhe partneres serbe, të arrestuar për spiunazh në Kroaci

KFOR ka reaguar lidhur me arrestimin e pilotit kroat dhe partneres së tij serbe, të dy të dyshuar për spiunazh.

Në një përgjigje forcat ndërkombëtare kanë deklaruar se marrin shumë seriozisht akuzat dhe se siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë prioritet.

“Duhet ta sqarosh sulmin ndaj KFOR-it”, e dyshuara për spiunazh i shkruante “Mamit” për sulmet në veri

“Ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore. Ju referoj autoriteteve kroate për çdo koment mbi arrestimet dhe hetimet në vazhdim.

Ndërkohë, KFOR-i vazhdon të kryejë aktivitetet e tij të përditshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Ana Murganiq dhe pilot kroat janë arrestuar në Kroaci për dyshime për spiunazh në favor të Listës Serbe.

Të dy janë në paraburgim, ndërsa hetimi zhvillohet nga autoritetet kroate.

Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë pretendimet se Murganiq ka pasur qasje në informacion konfidencial nga Zyra e Kryeministrit dhe ka garantuar bashkëpunim të plotë me Kroacinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit