Prej disa vitesh në konflikt për pronat/ Zbulohet motivi i krimit në Shkodër, identifikohet autori

Zbulohen detaje të reja nga krimi në Shkodër, ku u vra me armë zjarri një 61-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Abat dhe dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i hershëm për pronat. Viktima u identifikua si Piro Prroni, ndërsa autori është Ndoc Maçaj.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm që zgjaste prej më shumë se 10 vitesh.

Shkak për rikthimin e konfliktit dyshohet të jetë procesi i regjistrimit të tokave, i cili ka nisur kohët e fundit në zonën e Shalës dhe në disa njësi administrative të Shkodrës. Kjo ka rikthyer tensionet mes palëve për pronësinë e parcelave të tokës.

Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit, në mënyrë që të hidhet më shumë dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit