Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar për vendimin e BE-së që të mos takojë më kryeministrin në detyrë Albin Kurti deri në formimin e institucioneve të reja qeveritare.
Hoti ka thënë se aleatët e Kosovës kanë nisur të kenë rezerva për legjitimitetin e qeverisë dhe se kanë vendosur të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të qeverisë.
“Kjo situatë është e tmerrshme. Aleatët kanë rezerva për legjitimitetin e Qeverisë së Kosovës dhe vendosin të mos u shkojnë në zyrë asnjë anëtari të Qeverisë”, ka thënë Hoti.
“Kjo ndodh kur kemi lidership që interesohet vetëm për interesa elektorale momentale, e jo për interesa shtetërore. Kështu shkatërrohet besimi i aleatëve në institucionet shtetërore të Kosovës”, ka thënë ai.
“Nga Zyra e Presidentit nuk guxon kush të nxjerrë zë, pavarësisht detyrimit kushtetues që ka kjo zyrë për të siguruar funksionimin kushtetues të institucioneve”.









