Influencuesi i njohur i rrjeteve sociale, Nick Jackson, ka ndarë me ndjekësit e tij një video ku rendit filmat më të rinj dhe më të përfolur të kohëve të fundit.
Në krye të listës është “Mission Impossible: The Final Reckoning”, që doli në kinema më 23 maj. Filmi me protagonist Tom Cruise është vlerësuar si një nga prodhimet më të shtrenjta në histori, me një buxhet prej afro 400 milionë dollarësh.
Cruise ka thyer edhe një rekord Guinness duke realizuar 16 kërcime me parashutë në flakë për një skenë të vetme, duke shtuar edhe më shumë emocionin që ky film u sjell shikuesve. Filmi është pozicionuar menjëherë në vendin e parë globalisht dhe ka marrë kritika shumë pozitive për dinamikën dhe tensionin që mban nga fillimi në fund.
Jackson përmbylli listën me filmin horror “Descendant”, i publikuar në mars. Me një vlerësim prej gati 90% në Rotten Tomatoes, ky film është cilësuar si një nga më të fuqishmit e zhanrit horror në vitin 2025. Skenat e tij tronditëse kanë bërë që disa shikues të largohen nga salla gjatë premierës, për shkak të intensitetit të lartë të atmosferës.










