Arrestimi i pilotit kroat dhe të dashurës së tij serbe, mediat kroate publikojnë mesazhet

Një pilot i Forcave Ajrore Kroate, J.I. (54), dhe partnerja e tij A.M. (46) janë vendosur në paraburgim, pasi po hetohen për spiunazh nga Prokuroria e Shtetit në Split.

Sipas hetuesve, piloti dyshohet se i ka dhënë partneres së tij informacion konfidencial për lëvizjet e KFOR-it në Kosovë, të cilat ajo i ka transmetuar përmes aplikacioneve të koduara. A.M. ka pohuar se punon për shërbimin sekret gjerman BND.

Çifti është njohur në Kosovë në vitin 2016, kur J.I. ishte pjesë e kontingjentit kroat në KFOR dhe A.M. punonte për EULEX. Arrestimi i tyre u bë në ishullin Vis, Kroaci.

Akuzat mbështeten në mesazhe të zbuluara në telefonat e tyre, ku përfshihen biseda rreth sulmeve ndaj KFOR-it dhe kontakte me persona të dyshuar për terrorizëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit