Edhe kandidati tjetër nga komuniteti serb, deputeti Stefan Kovaçeviq, është hedhur sot në votim për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, por nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme të deputetëve.
Siç është paraparë me procedurat, votimi do të përsëritet sërish për kandidatët që kanë mbetur në kutinë nga e cila tërhiqet me short.










