Gazeta ka siguruar detaje ekskluzive për incidentin e ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një i ri përfundoi në pranga pasi sulmoi zyrtarët policorë.
Burime të sigurta brenda hetimeve bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Taner Çusen, 28 vjeç, i cili u ndalua në pikën e kontrollit nga patrulla policore në rrugën “Adem Jashari”.
Pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ai e shqeu gjobën para policëve dhe iu afrua me sjellje arrogante, duke i sulmuar fizikisht ata.
Si pasojë, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Megjithatë, patrulla ka arritur ta fusë nën kontroll të dyshuarin, i cili është shoqëruar në zyrat e hetimeve rajonale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar për 48 orë dhe do të përballet me akuza për “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.









