Vdiq tragjikisht sot në Ferizaj, 58-vjeçari varroset nesër

Gazeta raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Mëngjesin e 27 gushtit, rreth orës 09:30, në rrugën “Sadik Bega”, tek ndërtesat e kompleksit “D-Nuhaj”, është gjetur pa shenja jete Bekim Kamberi, rreth 58-vjeç.

Ai është gjetur në hapësirën e ashensorit, në bodrumin e ndërtesës, me lëndime të rënda trupore. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.

Ndërkohë, familja e të ndjerit ka bërë edhe njoftimin mortor, duke njoftuar për varrimin e tij:

Njoftim Mortor,

Me pikëllim të thellë njoftojmë se u nda nga jeta i dashuri ynë,
Bekim Ismet Kamberi.

Varrimi do të bëhet nesër, më 28 gusht, pas namazit të drekës, në ora 14:00, në varrezat e reja të qytetit.

Të pikëlluar: Familja Kamberi

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit