Unaza e fejesës së Taylor Swift me Travis Kelce ka shkaktuar jo vetëm entuziazëm tek fansat, por edhe një debat të gjerë në industrinë e bizhuterive: gurët gjigantë po kthehen në tendencën kryesore të momentit.
Bizhuteria e këngëtares, e dizajnuar me stil vintage dhe me një diamant të madh 8-10 karatësh, është vlerësuar nga ekspertët mes 500 mijë dhe 4 milionë paund. Sipas specialistëve, diamanti është i rrallë, i prerë me dorë, dhe i jep unazës një shkëlqim më të butë e romantik, në përputhje me imazhin e artistes.
Gazetarja e bizhuterive Rachael Taylor shpjegon se Swift ka futur sërish në modë unazat me gurë antikë e të mëdhenj: “Po shohim një rikthim të stileve vintage, me gurë të pazakontë dhe të mëdhenj, që janë shumë më të vështirë për t’u replikuar.”
Në fakt, ky trend është i dukshëm edhe tek yje të tjerë të showbiz-it. Zendaya ka habitur me një diamant të vendosur horizontalisht, ndërsa Dua Lipa ka zgjedhur një gur të madh të rrumbullakët mbi një rrip të trashë ari. Edhe kur ndjekin format klasike – si diamanti oval – VIP-at e bëjnë gjithmonë në një mënyrë ekstravagante, duke e kthyer unazën në deklaratë mode.
Ekspertët theksojnë se publiku gjithnjë e më shumë po ndikohet nga këto prirje. Një unazë me gur të madh nuk është më vetëm simbol i luksit, por edhe i stilit dhe diferencimit personal.








