Buzhala tregon një rast kur thotë se Aliu ishte gati ta godiste pas kritikave që ia kishte bërë Kurtit

Gazetari Berat Buzhala, ka treguar një rast ku tha se ishin gati të përplasëshin fizikisht me ish-ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.

Sipas Buzhalës, përplasja fizike ishte afër të ndodhte për shkak të kritikave të tij ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit.

“Njëherë patëm dashur të rrihemi në RTK, më sulmoi ai mua. Ishim në një emision, ka qenë Lutfi Haziri, Kujtim Shala, ky muhabet është në vitin 2013-14, dhe ai ishte aq i nxehur, aq impulsiv. M’u has në korridor të RTK-së, aq i bindur ka qenë për Albinin”.

“Unë kurrë s’kisha folur për Liburnin, gati s’e njihja personalisht. Ai e kishte mllefin me mua pasi ia cenoja Albin Kurtin dhe njeriun që ka qenë në burg me të”, tha Buzhala.

Ai tutje e komentoi edhe dorëheqjen e Aliut nga ministria e Infrastrukturës, për të cilën tha se ai është pesha e fundit e rëndë në Lëvizjen Vetëvendosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit