Glauk Konjufca dikur: Kurti e Liburn Aliu e themeluan VV-në, ishin shokë të burgut – pastaj erdhëm ne tjerët

Një intervistë e mëparshme e Glauk Konjufcës ka hedhur dritë mbi ditët e para të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai rrëfeu se Albin Kurti dhe Liburn Aliu ishin themeluesit kryesorë, ndërsa të tjerët iu bashkuan më vonë.

Sot, Liburn Aliu dha dorëheqje nga pozita e tij në Qeveri.

“Albin Kurti e Liburn Aliu themeluan Vetëvendosjen, pastaj erdhëm ne të tjerët”, ka thënë Konjufca.

Ai ka zbuluar gjithashtu se Liburn Aliu ishte shok i Kurtit në burg dhe se ai e kishte konsultuar të parin për themelimin e lëvizjes.

“Liburnin e kishte shok të burgut dhe natyrisht se atë e ka konsultuar të parin”, tha Konjufca.

Po ashtu, Konjufca tregoi se kur e ka njohur për herë të parë Albin Kurtin: “Ishte viti 2003 ose viti 2004 kur kishim një protestë, me gomar nëse ju kujtohet”.

Sipas tij, promotor i VV-së ka qenë pikërisht Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit