Krasniqi në takim me Troccaz potencon kontributin e PDK-së në votimin e kryetarit të Kuvendit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, takoi të dërguarin e Francës për Ballkanin, Rene Troccaz, dhe ambasadorin Guerot, duke diskutuar integrimin e Kosovës në BE dhe zhbllokimin e situatës politike.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të mërkurën takoi ka takuar të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka shpalosur se ata folën rreth integrimit sa më të shpejtë të Kosovës në BE.

“E falënderova për vëmendjen që Franca i kushton Kosovës dhe rajonit tonë, sidomos në këto kohë sfidash globale. E ritheksova se rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian”.

Ai më tej tha se ata folën edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, dhe zhbllokimin e situatës, duke votuar kryetarin e Kuvendit.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për nevojën që vendi ynë të ecë përpara, me institucione funksionale dhe me dialog konstruktiv. Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situatës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit