Modelja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli, ka ndarë me ndjekësit një përvojë të rëndë familjare që e mbajti larg rrjeteve sociale këto ditë.
Përmes një postimi emocional në Instagram, Jori tregoi se babai i saj pësoi infarkt gjatë një vizite në Shqipëri, por fatmirësisht i shpëtoi rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së shpejtë të familjarëve dhe trajtimit në Tiranë.
“Këto ditë kam munguar nga rrjetet sociale sepse babai im u sëmur shumë rëndë. Ai ndodhej për disa ditë në Shqipëri dhe pësoi një infarkt. Fatmirësisht, vëllai im shkoi ta vizitonte dhe arriti ta conte në kohë në spital,” ka shkruar Jori në Instastory.
Megjithatë, ajo shpreh zhgënjimin e saj për mungesën e kujdesit në spitalin e Vlorës, ku sipas saj babai nuk mori trajtimin e duhur dhe u desh të dërgohej urgjentisht në Tiranë.
“Në Vlorë nuk mori kujdesin e duhur: spitali atje nuk është aspak i përgatitur për raste emergjente. Mendoni që e dërguan në Tiranë dhe ambulanca mbërriti vetëm pas një ore.”, shkroi modelja.









