E arta e parë olimpike që u fitua nga një shqiptar është para 41 viteve në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave, i madhi Shaban Tëstena, më 10 gusht të vitit 1984 u bë kampion olimpik.
Ish mundësi i mirënjohur i heshti të gjithë, fitoi medaljen e artë olimpike.

Shaban Tërstena – i argjendtë në Seul, viti 1984
Legjenda e mundjes ka shkruar në profilin duke paraqitur edhe dy fotografi të kohës së artë të tij.
Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ka një mesazh domethënës.
“Sporti nuk fillon me mashtrime, por me zemër.
Me përkushtim, me djersë, dhe me një dëshirë të madhe që vjen nga thellësia e shpirtit.
Nëse nuk i ke këto, harro se mund të ngjitesh ndonjëherë në majën e Olimpit.
Me gënjeshtra dhe rrugë të shkurtra, nuk shkruhet histori!
Këto janë dy foto historike kujtime të paharrueshme nga jeta ime sportive.
Në Olimpiadën e vitit 1984 në Los Angeles, u shpalla Kampion Olimpik në moshën vetëm 19 vjeç më i riu në historinë e mundjes olimpike.
Një rekord që nuk është thyer as sot, pas 129 vitesh histori të këtij sporti luftarak.
Katër vjet më vonë, në Seul të vitit 1988, u ngjita përsëri në podiumin olimpik, këtë herë me një medalje argjendi.
Një dëmtim në gju, për fat të keq, më pengoi të bëhem kampion olimpik për herë të dytë, por asgjë nuk më ndaloi të fitoja edhe 17 medalje të tjera, nga kampionatet evropiane, botërore dhe mesdhetare”, ka shkruar Tërstena.






