Avdyli: PDK s’ka luks të na caktojë kryeparlamentarin

Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i koalicionit LVV‑Guxo, Haxhi Avdyli, deklaroi për media se PDK-ja nuk mund t’u caktojë ata për kryeparlamentar.

“Nuk e kanë atë lluks që PDK-ja të na caktojë emrin e kryeparlamentarit”, tha Avdyli, duke shtuar se ftojnë opozitën për dialog dhe bashkëbisedim për krijimin e unitetit dhe institucioneve funksionale.

Ai theksoi se LVV‑Guxo nuk kanë ndërmend të kërkojnë përkrahje për Qeverinë nga opozita.

Seanca e konstituimit është e treta pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në seancën e kaluar, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati nuk arritën të siguronin votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit