spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Alfred Cako: Ana e panjohur e Arturit dhe si vaksinat e Covid-19 po marrin jetë të pafajshme

Një lajm shumë i hidhur. Vdiq Artur Zheji. Mbi të gjitha vlerësoja patriotizmin e tij nëpër studio. Kam qenë i ftuar prej tij dhe kemi qenë të ftuar me të në disa studio. Do mbahet sidomos mend për emisionet në kohën e luftës së NATO-s me Serbinë për çlirimin e Kosovës.

Ishte gazetar elokuent, sqimatar, i ftohtë për të zënë miq të rinj. Nuk më intereson jeta e tij private.

Vdiq shumë i ri, pa pasur aspak probleme shëndetësore! Bënte jetë aktive dhe ecte mbi 8-10 km/ditë. Takoheshim shpesh herë nga Liqeni gjatë dimrit në mbrëmje dhe ecnim së bashku këto dy vitet e fundit. Kur mungonte flisnim në telefon dhe më thoshte se po shëtiste në Lalëz. Ai rrinte me kapuç dhe ndryshe nga unë që i takoj disa sekonda të njohurit e mi duke mos u mjaftuar vetëm me një përshëndetje, shihja se Turi nuk kishte qejf në përgjithësi tu fliste të njohurve që nuk e dallonin, por edhe kur ata e shquanin dhe e përshëndesnin ai nuk kishte dëshirë të qëndronte me ta por nxitonte hapat. Dukej se i pëlqente vetmia e tij paksa aristokratike.

Kur filloi të më ftonte në fund të vitit 2019 tek “360 gradë”, disa nga teoritë që elaboroja unë ndoshta nuk i kishte dëgjuar; disa mund t’i kishte dëgjuar, por ose i dyshonte ose nuk i besonte. Nuk është dhënë shkaku zyrtar por unë besoj se e di shkakun. Ai nuk besonte teorinë time kundër CO19 dhe nuk besonte në natyrën vdekjeprurëse të vaksinave të Big Farmës dhe ky gabim i tij sot i solli fundin e jetës. Ne i patëm paralajmëruar por ata qeshnin me shpoti me ne nëpër studio.

Mos u çuditni. Këto 2-3 vjet do dëgjoni shumë emra gazetarësh dhe intelektualësh me një tru racional të zhvilluar. Por dinakëria për të kuptuar kurthet e “shkencës” kriminale të OBSh dhe Big Farmës kërkon tru intuitiv. Arturit kjo i mungonte, ashtu si B.Fevziut, A.Çanit, Y.Rakipit, B.Manes. M.Bazes e e shumë të tjerëve si këta. Atëherë këta mburreshin nëpër studio se i besonin “shkencës”. Në fund të fundit këta janë deri diku dhe viktima të Komitetit të Leshit, Manastirliut, E.Ramës. E ardhmja do të jetë shumë më e keqe.

RIP miku im Artur Zheji, djali i të madhit Petro! Qofsh i paharuar! Na le një brengë të madhe në zemër. Ngushëllime familjes!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit