spot_img
spot_img
Friday, February 13, 2026
spot_img
spot_img

Ushtarët e Koresë së Veriut kalojnë kufirin, Koreja e Jugut përgjigjet me të shtëna paralajmëruese

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë konfirmuar të shtunën se kanë lëshuar të shtëna paralajmëruese ndaj ushtarëve të Koresë së Veriut, që e kishin kaluar kufirin e fortifikuar mes dy vendeve më herët gjatë javës.

Media shtetërore e Koresë së Veriut i ka vlerësuar të shtënat si “provokim të qëllimshëm”, teksa Pheniani zyrtar e ka akuzuar Seulin për “eskalim të tensioneve”.

Incidenti është bërë i ditur në të njëjtën ditë kur presidenti i ri i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, ka shkuar për vizitë zyrtare në Japoni dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton BBC.

Në javët e fundit, udhëheqësia e Koresë së Veriut i ka hedhur poshtë përpjekjet e Qeverisë së Lees për pajtim, duke i cilësuar ato si të kota dhe të pandershme.

Bazuar në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut (JCS), disa trupa ushtarake të Koresë së Veriut, e kishin kaluar të martën vijën e demarkacionit mes të dyja vendeve rreth orës 15:00 (me kohën lokale të Koresë).

Sipas JCS-së, ushtarët verikoreanë më pas ishin tërhequr në anën veriore të vijës kufitare.
Pheniani zyrtar i ka injoruar nismat diplomatike të presidentit të sapozgjedhur jugkorean, Lee Jae Myung, i cili kishte premtuar normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja Koreve gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Të dyja Koretë janë të ndara që nga përfundimi i Luftës Koreane në vitin 1953.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit