U nominua 34 herë për çmimet Grammy, pse Mariah Carey fitoi vetëm pesë herë?

Me mbi 220 milionë albume të shitura dhe 19 hite nr. 1 në Billboard, Mariah Carey është një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop. Por në 34 nominime për çmimet Grammy, ajo ka fituar vetëm pesë herë, një përpjesëtim i zhdrejtëqë këngëtarja e quan “të qëllimshëm”.

Në deklaratat e saj të fundit, Carey nuk e fsheh zhgënjimin: “Grammy-t janë të mbivlerësuara”, tha ajo, ndërsa në vitin 2023 shtoi se Akademia “luajti me mua”. Për të, suksesi komercial dhe ndikimi kulturor nuk janë reflektuar asnjëherë drejt në këtë skenë çmimesh.

Edhe pse mori një çmim nderi në vitin 2024, Carey e priti me ironi: “A është ky një Grammy i vërtetë? Nuk kam parë prej kohësh.”

Ndërkohë, publiku nuk ka reshtur së e shpërblyeri: me dhjetëra çmime të tjera të rëndësishme dhe një repertor që përfshin një nga këngët më të suksesshme të të gjitha kohërave, “All I Want for Christmas Is You”, trashëgimia e Carey mbetet e pakontestueshme, me apo pa Grammy.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit