Presidenti amerikan Donald Trump është angazhuar në një proces negociatash për t’i dhënë fund luftës mbi 3-vjeçare të Rusisë në Ukrainë.
Pas takimit në Alaskë me Vladimir Putin, Trump është takuar me Zelenskyn, presidentin ukrainas, dhe liderët europianë. Tashmë po diskutohet për një takim Putin-Zelensky dhe më pas të një tjetër formati, ku Trump do t’i bashkohet, me një rol garantues të marrëveshjes që mund të aarihet.
Kundrejt këtyre zhvillimeve ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kina.
“Kina gjithmonë beson se dialogu dhe negociatat janë zgjidhja e vetme për krizën ukrainase”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në konferencën e përditshme informative, duke shtuar se Pekini “mbështet të gjitha përpjekjet për të kontribuar në paqe”.











