spot_img
spot_img
Saturday, February 14, 2026
spot_img
spot_img

Dodik refuzon vendimin e gjykatës: Nuk largohem, jam presidenti i Republikës Serbe

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka deklaruar se nuk do ta njohë heqjen e mandatit të tij dhe do të vazhdojë të veprojë si president i Republikës Serbe.

“Unë nuk do ta respektoj këtë vendim. Do t’i përmbahem vetëm vullnetit të popullit serb. Ju prisni që të nënshtrohem, por unë nuk do ta bëj këtë. Jam president i Republikës Serbe dhe ju mund të shkruani çfarë të doni. Populli më ka zgjedhur, jo një qeveri e huaj”, shkroi Dodik në rrjetin social X, në një reagim të ashpër ndaj vendimit.

Ai akuzoi institucionet që e hoqën nga detyra se nuk kanë respektuar as Kushtetutën e Bosnjë dhe Hercegovinës, as atë të Republikës Serbe, e as ligjin.

“Ju keni rrugën tuaj, ne do të ndjekim tonën. Shpresoj që ato rrugë të mos takohen”, përfundoi ai.

Vendimi i fundit erdhi pasi Dhoma e Apelit e Gjykatës së BeH hodhi poshtë ankesën e Dodikut kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili i revokoi mandatin pas një aktgjykimi gjyqësor që e shpallte fajtor për shkelje të ligjit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img
- MARKETING - Epoxy Amerikanspot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit